I sapo dalë nga burgu, zbardhet emri i personit që u vra dje, në 2014 qëlloi me plumb në kokë Genti Keçin

19 August 2022, 12:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I sapo dalë nga burgu, zbardhet emri i personit që u vra dje, në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbardhet identieti i peronit që u vra me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Pisa të Italisë. Mësohet se viktima është 36-vjeçari Elson Kalaveri.

Ai ka dalë nga burgu në Shqipëri pak kohë javë më parë dhe kishte shkuar drejt Italisë. Në vitin 2014, ai ka qëlluar me plumb në kokë Gent Keçin duke e lënë të plagosur rëndë. Ngjarja ndpdhi në postën e policisë së Mamurrasit

Gent Keçi ishte pronar i një lokali me muzikë 'live' në afërsi të Rinasit. Në atë kohë Kalaveri ka deklaruar se gjithçka e bëri për vetëmbrojtjeje. "Keçi po më ndiqte për të më vrarë. Ai hyri në ambientet e policisë si në shtëpinë e tij. Unë do mbroja kokën, ndaj e qëllova me pistoletë", - është shprehur Kalaveri.

36-vjeçari është vrarë mbrëmjen e djeshme brenda në makinën e tij, ndërkohë që makina drejtohet nga nga një person tjetër. Më pas makina ka përshkuar disa metra më tutje për të kërkuar ndihmë në një lokal.

Sipas dëshmive të para thuhet se autorët janë larguar me një makinë me ngjyrë të errët. Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje dhe se autori është një shqiptar. 

Ngjarja në vitin 2014

Rreth orës 00:45, Elson Kalaveri ka hyrë i armatosur në postën e policisë së Mamurrasit. Mësohet se ai ndali hapin tek blutë për të denoncuar fqinjin e tij, Gent Keçi. Në këtë moment ka hyrë tek posta e policisë dhe Gent Keçi. Dy personat në fjalë kanë debatuar ashpër në prezencë të punonjësve të policisë.

Kalaveri, duke menduar se fqinji i tij ishte i armatosur, ka nxjerrë pistoletën që e mbante me vete dhe ia ka vënë në ballë. Në çast ai e ka qëlluar atë me plumb në kokë duke e plagosur rëndë. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Policia i ka vënë prangat autorit, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhej në gjendje kritike për jetën.

Në njoftimin zyrtar, policia e Kurbinit ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Mamurrasit dhe jo brenda postës së policisë së këtij qyteti.

Fillimisht sherri mes dy banorëve të Thumanës ka nisur në lokalin e natës. Sipas hetuesve të çështjes,  Elson Kalaveri ka shkuar në lokalin me muzikë 'live' në pronësi të Keçit që ndodhet afër Rinasit. Ai ka bërë sherr me këngëtaret e lokalit. Pronari Keçi është konfrontuar me fqinjin e tij Kalaverin dhe ka marrë armën për ta vrarë. Menjëherë i riu është larguar, por Keçi e ka ndjekur nga pas atë deri në Mamurras. I ndodhur në një situatë të tillë, Kalaveri ka hyrë në postën e policisë së këtij qyteti, për të denoncuar pronarin e lokalit dhe njëkohësisht për t'i shpëtuar vrasjes së mundshme.

Gent Keçi ka lënë armën në makinë dhe është futur dhe ai në postën e policisë. Vetëm pak minuta më pas ai ka dalë andej i plagosur rëndë.


Video