Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Burrelit ka arrestuar një 22-vjeçar nga Tirana, pasi është kapur me pistoletë të mbushur, gati për qitje. Në kuadër të operacionit “Fokus” është vënë në pranga shtetasi i identifikuar si Irdi Rami.
"Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë." thuhet në njoftimin e Policisë.
Irdi Rami akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.