Neni që shkeli, a duhet të shkarkohet nga detyra nënkomisarja e Elbasanit?

19 August 2022, 09:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Neni që shkeli, a duhet të shkarkohet nga detyra nënkomisarja e
Nënkomisarja nga Elbasani, Anita Kostani

Nënkomisarja nga Elbasani, Anita Kostani e cila është bërë e njohur për publikun për bashkëjetesën me gjarpërinjtë, u kthyer ditën e djeshme në qendër të vëmendjes, për shkak të një reagimi në rrjetet sociale, ku ofendonte gazetarët, pretendonte se zero vrasje ka vetëm në parajsë dhe iu kërkonte qytetarëve të Elbasanit të kulturoheshin.

Ajo nuk u ndal me kaq, por edhe nëpër komente vazhdoi me ofendime dhe kërcënime ndaj gazetarëve me shprehjet: “Do përfundojnë poshtë gomave të makinës” apo “Të na hanë … se kemi të shijshëm”.

Reagimi i saj aerdhi pas vrasjes së 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku në qendër të Elbasanit, ku policia identifikoi autorin 18-vjeçar Horgito Peqini, por nuk ka arritur ta kapë ende.

Por, a ka shkelur ndonjë nen nënkomisarja Anita Kostani dhe a duhet të vihet nën hetim nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore?

Sipas gazetares, Aida Topalli, nënkomisarja Kostani theu rregullin bazë, duke shprehur mendimin personal në rrjetin e saj social. Një tjetër shkelje e saj është përdorimi në masë i rrjeteve sociale.

Neni që shkeli, a duhet të shkarkohet nga detyra nënkomisarja e

"Çfarë neni shkeli sot, Nënkomisare Anisa Kostani.
Policia e Shtetit ka në strukturën e saj zëdhënësat, dhe janë ata që përmes njoftimeve zyrtare, dërgojnë informacion apo vlerësojnë ose shprehin ndonjë pakënaqësi të mundshme kundrejt reagimeve që bëhen në media, apo në rrjete sociale nga gazetarët dhe jo vetëm.
Anisa Kostani, theu sot një rregull bazë, shprehu mendim personal në rrjetin e saj social. Mendim në të cilin, kishte diskriminim dhe fyerje. Dy herë shkelje.
Shkelja e tretë është përdorimi në masë i rrjeteve sociale.
Çdo fjali e sqaron më së miri neni 116, Kreu III i Rregullores së Policisë së Shtetit" shkruan gazetarja në një postim në rrjetet sociale.

Nëkomisarja Anita Kostani numëron rreth 13 mijë ndjekës në rrjetet sociale dhe nuk nguron të pozojë shpesh herë foto "hot" duke ekspozuar format e saj.



Video