Ditën e djeshme qarkulloi në media lajmi se Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe se trupi i tij është parë i ndarë në 6 pjesë, së bashku me mikun e tij. Sipas mediave, të shumëkërkuarin e drejtësisë e kishte tradhtuar një afërt i tij, duke e nxjerrë nga fortesa ku qendronte në Fushë Kuqe dhe e kishte çuar tek rivalët.
Vox News u interesua zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe uniformat blu nuk konfirmojnë as vdekjen e Martinajt dhe as detajet për mënyrën e ekzekutimit.
Por një burim i mirëinformuar në uniformat blu tha në kushte anonimati për Vox News se informacionet pranë agjentëve të policisë janë se Martinaj është vrarë, por nuk dihet asnjë detaj tjetër, as për vendndodhjen e trupit dhe as për mënyrën se si mund të jetë ekzekutuar.
Gjithsesi kjo nuk i ka penguar fansat dhe dashamirësit e Ervis Martinaj që të komentojnë në lidhje me ngjarjen. Njëri prej tyre është edhe taksisti Uljan Kolgjegja i cili shprehet se Vis Martinaj është mbret dhe mbret do ngelet, pasi nuk e gjen gjë mbretin. Sipas tij, Ervis Martinaj nuk kapet as për një milion vjet.
Kolgjegja nëse e mbani mend, ka bërë pak kohë më parë edhe një tatuazh me emrin dhe inicialet e Martinaj. Madje ai ka dalë edhe në një foto me të.
"Nuk Kan shance me kap Visin ai esht mbret kurse per kundershtaret ai i ka lepuj. Keto frikacakt qe jan kundershtaret te futen bunker se nuk keni shance per visin, as sot as nje milion vjet nuk kapet. Keto Visi i ka milingona, nuk i llogarit fare kundershtaret. Zoti e bekofte Ervis Martinajn, Uljan Kolgjegja jam. Dhe mos u gezoni ju qe e keni inat nuk e gjen gje mbretin, ai eshte mbret dhe mbret do ngelet." ka thënë Kolgjegja për JOQ.