Do kryente atentat pas vrasjes së Brilantit, lihet në burg "ushtari" i Vis Martinajt dhe bashkëpunëtorja e tij

20 August 2022, 12:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do kryente atentat pas vrasjes së Brilantit, lihet në burg
Brilant Martinaj dhe Nikoll Sherrniku

Gjykata e Lezhës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë "arrest me burg" për 28-vjeçarin Nikoll Sherrniku dhe 34-vjeçaren Flutura Berisha.

Ata u kapën tre ditë më parë brenda një automjeti të blinduar tip "Toyota" me një armë zjarri kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje, një karikatore tjetër të mbushur me fishekë dhe dy radio marrëse–dhënëse, si ato të Policisë. Dy të rinjtë u arrestuan në afërsi të një pallati në Kune të Shëngjinit, teksa në momentin kur kanë parë policinë kanë tentuar të arratisen dhe gjatë tentativës për t'u larguar, Flutura Berisha është munduar të fshehë dhe kallashnikovin.

Sipas bluve të Lezhës, nga hetimet dyshohet se Nikoll Sherrniku dhe Flutura Berisha do të kryenin një vrasje, por pa dhënë detaje më shumë për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

28-vjeçari theu dhe masën e sigurisë "arrest shtëpie" të vendosur në lidhje me implikimin e tij në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë, shtetasi Xhuliano Prela.

Ai dyshohej s kishte lëvizur bashkë me Brilant Martinaj me mjetin që u kap nga kamerat ditën e ngjarjes, e cila ishte në pronësi të një personi që kishte ndrruar jetë nga Covid-19 dhe dyshohej se përdorej nga dy të rinjtë.

Në atë kohë, policia arrestoi Nikoll Sherrnikun dhe shpalli në kërkim Brilant Martinajn, por i pari la qelinë pas pretendimeve se ditën e ngjarjes ndodhej në shtëpi për të festuar ditëlindjen e tij.

Nikoll Sherrniku ishte shok i ngushtë me Brilant Martinajn, i cili u vra pak javë më parë në atentatit tek mbikaliimi i Fushë Krujës së bashku me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën. Brilant Martinaj ishte djali i xhaxhait të Ervis Martinajt.

 


Video