Përfundon afati, pedagogët: Do të hyjmë në grevë urie nëse presidenti na jep garanci për jetën

2 November 2022, 16:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfundon afati, pedagogët: Do të hyjmë në grevë
Aleksandër Kovaci

Ka përfunduar afati i pedagogëve vendosur Qeverisë, e cila ishte ora 16:00, për plotësimin e kërkesave të tyre, ku më kryesorja është rritja e pagave.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi është shprehur se 30 pedagogë janë të gatshëm të futen në greve urie nëse Presidanca iu sigurion jetën dhe janë në pritje të një përgjigje.

“Në pamundësi të marrjes së një përgjigje nga qeveria, Sindikata i drejtohet presidentit dhe institucuioneve të rendit për garantimin e jetës së pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie dhe familjarëve të tyre. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimnit dhe vlerës njerëzore. Besojmë shumë se është çështje që i takon të gjithëve. Do të jenë 30 pedagogë që të do të futen në këtë grevë urie.”, tha Kovaçi.


Video