Dubai si “Parajsa Penale”, Hoxha: Shqiptarët e 'botës së krimit', lëvizin me makina 200-800 mijë euro

2 November 2022, 13:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dubai si “Parajsa Penale”, Hoxha: Shqiptarët e 'botës

Artan Hoxha, i ftuar në “Abc” ka folur për udhëtimin e tij në Dubai dhe takimin me shqiptarët e përfshirë në botën e krimit. Sipas Hoxhës, shqiptarët që ishin në shumë vende të ndryshme në kërkim për krime të rëndë dhe trafik droge lëviznin të lirë nëpër luksin e Dubait.

Gazetari ka theksuar se shqiptarët lëviznin me makina të blinduara dhe luksoze me çmimet që shkojnë nga 200-800 mijë euro. Hoxha ka theksuar se Dubai njihet si “Parajsa Penale” dhe si “Parajsa Fiskale”, pasi sipas ligjeve të këtij emirati, askush nuk të kërkon llogari se si i ke fituar paratë apo se çfarë të kaluare ke, mjafton që paratë t’i investosh në mënyrë të rregullt.

“Të gjitha parat i investon pa dhënë llogari. Do zbatosh vetëm rregullat e emiratit të Dubait. Shtetësi ata nuk të japin. Shqiptarët lëviznin me mjete të blinduara 200-800 mijë euro”, ka theksuar mes të tjerash Artan Hoxha.


Video