Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Rreth një muaj më parë Qeveria depozitoi një akt normativ që parashikonte masat për kursimin e energjisë.
Sipas këtij akti normativ, ambientet e jashtme të institucioneve publike, rrugët ndërqytetëse kryesore dhe dytësore, monumentet dhe shatërvanët do të jenë në errësirë çdo ditë pas orës 20:00.
Por ndërkohë që Qeveria ka nisur fushatën për kursim të energjisë, në disa rrugë të Tiranës nuk po merren masat.
Në foton e ardhur në redaksinë e Vox News shihet se si në mesin e ditës në rrugicat e Liqenit Artificial, dritat anës rrugës vazhdojnë të qëndrojnë ndezur.
