PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi, KAS vendos verifikimin e katër kutive në qarkun e Vlorës

3 June 2025, 15:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi, KAS vendos

Partia Demokratike ka kërkuar që të hapen 43 kuti, kjo pasi nga shqyrtimi i procesverbaleve kishte konstatuar se në 43 QV, komisionerët kishin shënuar shifrën zero te kolona e fletëve të votimit të papërdorura.

Demokratët pretendojnë se procesi i manipuluar, ndërkohe që administrata e KQZ ka refuzuar duke thënë se ishte gabim logjik i komisionerëve dhe jo siç pretendonte juristi i PD.

KAS vendosi kështu që katër kuti në qarkun e Vlorës të verifikohen, proces i cili do të bëhet që ditën e nesërme (4.6.2025).


Video