
Policia finlandeze dhe SPAK kanë goditur një grup të trafikut të drogës, i cili akuzohet se e sillte drogën nga Spanja dhe Holanda në Finlandë.
Sipas autoriteteve finlandeze, grupi drejtohej nga shtetas shqiptarë, ndërsa në konferencën e së martës, prokurori i SPAK Alfred Shehu dha detaje lidhur me operacionin e zhvilluar në Shqipëri.
Sipas prokurorit të SPAK, janë lëshuar 11 urdhra arresti, të cilat janë miratuar nga gjykata, ndërsa janë arrestuar 9 nga 11 personat dhe për dy të tjerët vijon puna për kapjen.
Po ku vepronin këto grupe në Shqipëri?
"Dy anëtarë të grupit janë me origjinë nga Vlora. Pjesa tjetër e përqendruar në zonën e Kuçovës dhe Beratit. Një pjesë janë vendosur me banim në Tiranë. Kanë qenë shtetas të lirë, lëviznin edhe jashtë shtetit", tha prokurori.