Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person me probleme të shëndetit mendor, njëkohësisht dhe pacient në Repartin e Dializës, ka tentuar t’i vendosë flakën vetes me benzinë.
Sipas policisë, Kujtim Mero ka hyrë në Repartin e Dializës me një shishe benzinë dhe ka kërcënuar personelin mjekësor se donte t’i vinte flakën vetes dhe repartit. Policia ka ndërhyrë për të neutralizuar pacientin.
Ndërkohë, që nga dëshmitë e mbledhura nga personeli mjekësor, për një moment pacientit i kishte rënë nga dora shishja e benzinës dhe është ndërhyrë për neutralizim.
Si pasojë, policia e shoqëroi në Komisariat dhe po heton rrethanat e ngjarjes.