Kërkoi të vuante pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi, gjykata “rrëzon” Safet Gjicin

30 January 2025, 11:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkoi të vuante pjesën e mbetur të dënimit në
Safet Gjici

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan rrëzon kërkesën e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici për zëvendësimin e pjesës së mbetur të dënimit me qëndrim në shtëpi për shkak të kushteve shëndetësore.

Pala mbrojtëse ka pretenduar se Gjici deri më tani ka kryer mbi 2 vite burgim, nga 3 vite totale, ku pjesën e mbetur të dënimit kërkohet që ta kryejë në banesën e tij.

Arsyeja mbetet ajo shëndetësore, ku ish-kryebashkiaku, për shkak dhe të gjendjes së tij të rënduar psikologjike, është rënduar dhe aktualisht është diagnostikuar me zgjerim të aortës, probleme kadiovaskulare dhe diabet, një sëmundje ku i dënuari ka marrë mjekim dhe më parë, duke iu referuar dhe kartelave mjekësore.


Video