Sulmi me armë ndaj Top Channel/ Ky është roja që mbeti i vrarë baba i tre fëmijëve (Foto)

27 March 2023, 15:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sulmi me armë ndaj Top Channel/ Ky është roja që mbeti i

VoxNews ka siguruar fotografinë e 60-vjeçarit Pal Kola, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme kur godina e Top Channel u sulmua me breshëri kallashnikovi. 

Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, vranë Pal Kolën, 60-vjeçarin i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira.

Sulmi me armë ndaj Top Channel/ Ky është roja që mbeti i

Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit.

Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.


Video