
VoxNews ishte familjen e Pal Kolës, 60-vjeçari i cili u vra nga një sulm terrorist në godinën e Top Channel.
Duke u afruar pranë banesës së 60 vjecarit i cili jetonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira ekonomike.
Na u afruan vajzat e viktimës të cilat ishin të rënduara për shkak të tragjedisë që kishte ndodhur.
Ata na kërkonin të mos filmonim, ne i mirëkuptuam dhe bëmë vetëm një video të thjeshtë pa cënuar dhimjen e tyre.
Por duke levizur nga banesa takuam një familjar të Pal Kolës, i cili na tha se 60-vjecari jetonte me 2 vajzat dhe gruan, djalin e kishte në Itali.
Pal Kola në zonë njihej si njeri i qetë dhe nuk kishte konflikte, teksa ishte me origjinë nga Puka dhe prej 25 vjetësh jetonte në Sharrë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit.
Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.