Në Top Channel u shmang masakra? 3 minuta para sulmit u largua furgoni i fundit me gazetarë!

27 March 2023, 14:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në Top Channel u shmang masakra? 3 minuta para sulmit u largua furgoni i

Vetëm 3 minuta para se dhjetëra plumba kallashnikovi të shkreheshin në drejtim të një prej televizioneve më të mëdha në vend, Top Channel, gazetarët e fundit të kësaj mediaje ishin larguar nga ambientet e punës së tyre.

Ata sapo kishin transmetuar edicionin e fundit të lajmeve dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërkohë që nëse do ishin vonuar edhe 180 sekonda më vonë mund të ishin pre e një sulmi terrorist dhe shumë të rëndë.

Nuk dihet nëse kriminelët pritën që gazetarët të iknin apo thjesht rastësia e 3 minutave shmangu një masakëre.

Makina me të cilën të paktën 3 autorë, një ‘Range Rover’ që është gjetur më pas e djegur në Golem të Kavajës me 2 kallashnikovë, nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.

Pra numri i shasisë nuk është i regjistruar nga autoritet shqiptare, dhe me shumë mundësi është vjedhur fillimisht në Angli.


Video