Nuk e shijoi dot asnjë ditë! Qytetarit "fatkeq" i merr flakë Benzi që ditën e parë që e bleu (VIDEO)

31 March 2023, 18:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk e shijoi dot asnjë ditë! Qytetarit "fatkeq" i merr
Benz-i në flakë

Një automjet tip "Benz" është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte në Rrugën e Dibrës në Tiranë, teksa ka qenë në lëvizje e sipër.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Ll., e kishte blerë "Benz-in" ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe po qarkullonte me targa provizore.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Video