Gazetarja e kronikës, Anlia Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimet për sulmin e kryer disa ditë më parë ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.
E ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News, Hoxha deklaroi se profili i ADN-së që u gjet në makinën “Range Rover” që u përdor nga autorët gjatë sulmit terrosit, është dërhguar drejt Interpolit dhe Europolit, me shpresën se mund të gjendet një përputhje. Ajo shtoi se tashmë është e sigurt që i përket autorëve, pasi është bërë krahisimi me ADN-në e efektivëve të policisë të cilët grumbulluan provat.
“Në drejtim të Interpol dhe Europol në Hagë dhe në Lion janë dërguar për të bërë krahasime për profilin e ADN-së që u gjet në vendngjarje. Dyshimet se kjo shenjë mund t’i përkiste një nga efektivëve të policisë që po kryenin hetimet mbledhjen e provave, pra të kenë prekur aksidentalisht, por kjo është përjashtuar pasi janë bërë krahasimet. Tani do duhet të shpresohet që një profil i ngjashëm ADN-je të jetë në arkivat e tyre. Kjo është përdorur dhe në zbardhjen e vrasjes së Artan Cukut. Në arkivat e policisë shqiptare nuk është gjetur gjë, sepse arkivat tona janë shumë të reja. Në pjesën e parme të makinës u shpresua të gjendej ndonjë gjurmë kapilare apo biologjike, megjithatë asgjë nuk u gjëet. Kjo pjesë e makinës nuk ishte djegur, por ndërhyrja e zjarrfikëses kishte fshirë hsumë prova. Lajmi gjithsesi ëshët gjetja e atij profili ADN-je.”- deklaroi Anila Hoxha.
Gazetarja deklaroi se kamerat e sigurisë nuk kanë punuar pasi kanë pasur defekt dhe nuk kanë mundur të kapin asnjë pamje. Hoxha shtoi se për këtë arsye, grupi hetimor ka nisur grumbullimin e pamjeve nga kamerat e bizneseve që ndodheshin pranë zonës.
“Po gjurmohen kamera sigurie të bizeneseve, të cilat kanë treguar dinamikën e makinës, që u bë publike dhe përmes një njoftimi nga policia. Por duhet theksuar se kamerat e sigurisë së policisë nuk kanë punuar. Jo vetëm atë ditë por edhe më parë se të ndodhte kjo ngjarje pasi kanë pasur një defekt. Ka pasur një pistë paraprake se përse autorët zgjodhën ti vënë flakën makinës në rrugë kryesore. Kjo është e pazakontë, sepse ata e dinë mirë ku t'i djegin, zgjedhin fshatra larg Tiranës që të humbasin gjurmët. Prokuroria dyshonte se mund të kenë pasur një avari dhe problem. Është kërkuar ndihma e shumë serviseve në Shqipëri. Dyshime solli dhe se dy nga disqet e makinës ishin të reja, dyshohet se mund të jenë vendosur para përdorimit të makinës për sulmin. Por është dhe një kartë tjetër që policia po e përdor, bëhet fjalë për publikimin e një numri që i përket një oficeri që merret me vrasjet në policinë e Tiranës. Ky numër është bërë publik në mënyrë që qytetarët të japin informacione me një shpërblim prej 100 mijë eurosh.”- tha Hoxha.