Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Edhe pse në lajme është transmetuar sikur ish prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka marrë azil politik në Itali në SPAK konfirmojnë se nuk e kanë një informacion të tillë dhe se për ta procesi i ekstradimit është në vijimësi.
Altin Dumani, kreu i SPAK, tha sot se procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, ndërsa shtoi se ka besim se ai do të kthehet në vendin tonë për vuajtjen e dënimit.
“Adriatik Llalla ka përfituar nga Gjykata e Apelit në Romë marrjen e pasaportës me qëllim lëvizjen brenda territorit italian. Procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla”, tha Dumani në komunikimin sot me gazetarët.