E RËNDË në Vlorë, dy vëllezërit përplasin me makinë burrin e motrës

31 Mars 2023, 15:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E RËNDË në Vlorë, dy vëllezërit përplasin me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një 38-vjeçar është përplasur me makinë nga dy kunetërit e tij.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se dy vëllezërit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç kanë aksidentuar burrin e motrës së tyre, shtetasin A.M, 38 vjeç, i cili akutalisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Menjëherë pas kësaj ngjarje dy vëllezërit janë shpallur në kërkim, ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Vox Pop

Video