23-vjeçari Brilant Martinaj, i mbetur i shkrumbuar brenda automjetit pas atentatit me tre të vrarë në Fushë Krujë është një emër i njohur i botës së krimit.
I përshkruar shpesh si impulsiv dhe që lëvizte gjithmonë i armatosur, që prej moshës 15-vjeç, ai ka lidhje fisnore, më saktë kushëri i parë me Elvis Martinajn dhe i akuzuar si i dyshuar kryesor për vrasjen e efektivit të FNSh-së, Xhulio Prela në dhjetor të 2020.
Për këtë vrasje ai u mor nën akuzë nga prokuroria e Lezhës dhe në media qarkulluan edhe video nga momenti kur dyshohet se Brilant Martinaj qëllon me armë në drejtim të Xhulio Prelës. Por, pas 1 viti e gjysmë hetime, akuzat ndaj tij ranë dhe vrasja iu ngarkua një personi tjetër.
Brilant Martinaj ishte një person që e njeh zonën e Fushë Krujës, Laçit dhe Lezhës me lidhjet e veta në atë zonë.
Martinaj ishte një person që dihej se që 15 vjeç lëvizte me armë. Nga pamjet e vrasjes së ish-efektivit të Policisë, Xhuliano Prela, i cili dyshohet se është vrarë nga Brilant Martinaj, pas një konflikti të çastit shfaqet në dukje Brilant Martinaj me pistoletë në dorë pranë efektivit të FNSh-së.
Në ato pamje shihet se si mjeti i drejtuar nga Brilant Martinaj, e konfirmuar kjo nga policia, afrohet në një rrugicë dhe parkon. Më pas, shihet se si ai qëllon mbi ish-efektivin Prela, duke e lënë atë të vdekur.
Pamja e plotë bllokohet nga një mjet tip “Trajler”, por ekspertët e policisë, thanë në atë kohë se kanë pasur pamje më të qartë dhe janë të bindur se autori është Brilant Martinaj. Por, për prokurorinë e Lezhës, kushëriri i parë i Ervis Martinajt i shpallur gjithashtu në kërkim për porositjen e një vrasjeje me pagesë pas dëshmive të dhëna nga Nuredin Dumani.