Anri Kashiku, “hero” i jetës dhe ndeshja e fundit!

15 July 2022, 11:02Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Anri Kashiku, “hero” i jetës dhe ndeshja e fundit!

Anri Kashiku, me origjinë nga Librazhdi dhe banim në Durrës kishte shkuar në Angli dhe ishte kthyer pak ditë më parë në Shqipëri për të shijuar disa ditë pushime në Durrës.

Por në fakt këto pushime u kthyen në tragjedi, pasi i ndjeri duke shpëtuar nga mbytja vëllanë dhe shokun e tij, nuk arriti të dalë i gjallë në bregdet, ndërsa u mbyt.  

Anri u vetëflijua ne dallgët e Adriatikut për të shpëtuar nga duart e vdekjes vëllain e tij të vogël dhe shokun e tij por dallga e pabesë e mori me vete.

Ai sakrifikoi veten e tij për gjakun dhe për të ndihmuar dikë tjetër duke humbur të tijën.

18- vjeçari dje luajti ndeshjen e fundit jo me top futbolli por me jetën e cila kësaj here e ‘tradhëtoi’ dhe e çoi në vatrën e vdekjes.  Dashuria e madhe dhe gjesti prekës për vëllani bëri Anrin që të harrojë jetën e tij për të shpëtuar dy të tjera. 

Anri u kthye në ‘hero’ jo vetëm për familjarët e tij por por të gjithë ne që na bëri të mendojmë se ka heronj  pa ‘superfuqi’, si Anri dhe Arian Sala të cilët janë gati të sakrifikojnë jetën e tyre për të tjerët. 

Tani që po na shikon nga lart dihet se je kthyer në idhull për shumë shqiptarë, me sakrificën tënde ke bërë që të ndërgjegjësosh shumë dhe ne ta duam familjen edhe më shumë.

Prehu në paqe mik, shok, vëlla!

Faleminderit

VoxNews


Video