“Na dha 3.500 euro për të vrarë dy persona”, polici i Burgjeve mohon akuzat e dy vëllezërve Beqiraj

5 October 2022, 10:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Na dha 3.500 euro për të vrarë dy persona”, polici i
Flamur Bejko

Punonjësi i policisë së Burgjeve, Flamur Bejko i akuzuar nga vëllezërit Beqiraj se i kishte paguar për të vrarë dy persona që e kishin rrahur, ka mohuar kategorikisht akuzat.

Bejko ka deklaruar se paratë, konkretisht 3500 euro i ka dhënë pas kërkesës qe i kanë bërë një nga vëllezërit për të plotësuar dokumentet e banimit në Greqi. Po ashtu një pronar lokali është akuzuar prej tyre se i kanë kërkuar armë për të bërë një vrasje dhe se si u ka premtuar që t’u jepte një automatik.

Në ballafaqimin me ta ai ka deklaruar se e akuzonin për arsye se i kishte rrahur të dy dhe përzënë nga lokali sepse kishin bërë sherr dhe kishin tentuar të rrihnin kamerierin e tij. Ngjarja në fjalë është dëshmuar dhe nga klientët dhe kamerieri.


Video