Mëngjesi i ftohtë, në mesditë rriten ndjeshëm temperaturat

5 October 2022, 07:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mëngjesi i ftohtë, në mesditë rriten ndjeshëm

Paraditja do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë vendin tonë.

Por pas mesdite parashikohet të ketë kalime të pakta të vranësirave në zonat Veriore. Ndërsa Ultësira Perëndimore parashikohet të mbetet në dominimin e kthjellimeve edhe pas mesdite.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 27°C.


Video