Digjet makina e parkuar në Tepelenë

4 October 2022, 22:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Digjet makina e parkuar në Tepelenë
Ilustrim

Një automjet i parkuar në fshatin Luzat të Tepelenës është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e së martës.

Makina është në pronësi të M.Gj. dhe në momentin që mori flakë ishte e parkuar përpara shtëpisë së pronarit.

Automjeti tip Volkswagen Passat u dogj pjesërisht, thotë policia. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Video