“E ndoqëm gjithë muajin dhjetor”, zbardhet dëshmia e vëllezërve Beqiraj për vrasjen në Don Bosko: Ja pse u tërhoqëm

5 October 2022, 09:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E ndoqëm gjithë muajin dhjetor”, zbardhet dëshmia e
Vëllezërit Beqiraj

Është zbardhur dëshmia e vëllezërve Beqiraj për ngjarjen në Don Bosko ku mbeti i vrarë (gabimisht) Erion Çela.

Vëllezërit tregojnë se ata u tërhoqën dy ditë para Vitit të Ri sepse objektivi ishte shumë i vështirë për ta, dhe 6 ditë më vonë Kevin Zeneli vendos ta kryente vetë vrasjen me mjetet që ata kishin siguruar.  

"Kevin Zeneli, një i njohuri ynë na ofroi punë. Kevin tha se do na jepte një punë që e kishte porositur Kasandër Noga. Kevini na tregoi fotografinë e Geron Hasanbelliut.

Duhet ta gjenim, ta vëzhgonim dhe eleminonim. E gjetëm në Don Bosko, prandaj morëm dhe shtëpi me qera aty. E kemi ndjekur gati gjithë muajin dhjetor 2021.

Dy ditë para Vitit të Ri u dorzuam dhe i thame Kevinit se nuk mund ta kryejme dot, sepse eshte objektiv i veshtirë. Makinën që kishim marrë për të kryer ngjarjen ja dhamë Kevinit. Më pas më 4 janar ngjarjen e kreu ai me mjetet që kishim siguruar ne", dëshmuan vëllezërit.


Video