Mund të humbasë përgjithmonë nuhatja dhe shija, por Covid ka lënë dhe pasoja të tjera

6 February 2022, 19:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mund të humbasë përgjithmonë nuhatja dhe shija, por Covid ka
Protesta ndaj masave anti-Covid

Bashkë me kollën dhe temperaturën, humbja e shijes dhe nuhatjes është një nga karakteristikat e Covid-19.

Në shumicën e rasteve, problemi kalon vetë brenda disa javësh. Por, ka edhe nga ata persona që nuk shijojnë dhe nuhasin për një kohë të gjatë, sipas një studimi suedez.

Kërkuesit shkencorë të Institutit Karolinska, në Stokholm, testuan 100 persona që e kishin humbur shijen e nuhatjen në mars të vitit 2020, dhe vunë re se 18 muaj më pas, 5 prej tyre ende nuk nuhasnin dhe nuk shijonin asgjë.

Humbja e nuhatjes dhe shijes janë të zakonshme te njerëzit që vuajnë nga viruset respiratore, si ftohja apo gripi. Kjo sepse enjtja e fytit dhe hundës shkakton probleme te receptorët e nuhatjes dhe shijimit. Por, ka raste që virusi dëmton edhe nervat në kanalin e hundës, duke ulur shumë ndjeshmërinë edhe pasi virusi largohet nga organizmi.

Por sa mësipër është vetëm një pjesë pasojave që solli Covid-19.

Një raport i kohëve të fundit, publikuar nga Universiteti Johns Hopkins në formën e një meta-analize ka rindezur një diskutim rreth pasojave negative të karantinimit pasi vuri në dukje se ai nuk kishte ndonjë ndikim të rëndësishëm në uljen e vdekshmërisë gjatë valës së parë të pandemisë në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.

“Ne nuk gjejmë asnjë të dhënë që karantinimi, mbyllja e shkollave, mbyllja e kufijve si dhe reduktimi i grumbullimeve të njerëzve kanë pasur një efekt të dukshëm në uljen e  vdekshmërisë nga COVID-19,” thanë autorët e  këtij studimi.

Megjithatë ata zbuluan se mbyllja e bizneseve jo shumë të rëndësishme (që më se shumti lidhet me mbylljen e lokaleve) uli vdekshmërinë nga COVID-19 me 10.6%.

“Studimi ynë tregon se përfitimet nga karantinimi për sa i përket uljeve të vdekshmërisë janë të dyshimta dhe të vogla”, tha Jonas Herby, këshilltar special në Qendrën për Studime Politike në Kopenhagen, Danimarkë. Hulumtimi i Herby, bashkautor në këtë studim fokusohet në fushën e ligjit dhe ekonomisë.

Meta analiza (e cila në thelb është  një sondazh ose studim i  disa zbulimeve të mëparshme) të cilën Herby e shkroi së bashku me dy ekonomistë të tjerë të shquar, vuri në dukje se karantinimi ka pasur “efekte shkatërruese” teksa shoqëria akoma po përballon pasojat e tij.

“Karantinimi ka kontribuar në reduktimin e aktivitetit ekonomik, rritjen e papunësisë, reduktimin e shkollimit, duke shkaktuar trazira politike, duke kontribuar në dhunën në familje dhe në minimin e demokracisë liberale,” vuri në dukje raporti .

‘’Ky raport kundërshton drejtpërdrejt modelin më me ndikim për sa i përket karantinimit i cili u krijua nga epidemiologu Neil Ferguson, dhe më pas u huazua  gjerësisht në botë  si një përpjekje për të luftuar ndaj COVID-19’’ shkruan ”The Wall Street Journal” .

Studiuesit e Universitetit Johns Hopkins pranuan se në raportin e tyre ata përjashtuan disa studime përfshirë këtu edhe atë të Fergusonit për të shmangur paragjykimet të tilla si ‘’vdekshmëria  varej nga stina apo moti). Sipas raporteve të shumta tani ne po përballemi me pasojat që vijnë pas heqjes së karantinimit.

“Virusi shkakton pasoja afatgjata, duke përfshirë  prekjen me COVID për një periudhë kohe më të madhe, ndikimet që lë në shëndetin mendor si rrjedhojë e vdekjes nga virusi  e një prindi, bashkëshorti, gjyshi apo kujdestari,” tha Dr.Julie Vaishampayan kryetare e komitetit të shëndetit publik për Sëmundjet Infektive në Amerikë.

”New England Journal of Medicine” studioi se si ndikonte karantinimi psikologjikisht tek njerëzit. Ai zbuloi se karantinimi sillte pasoja shumë të rënda emocionale si stresi, depresioni, nervozizmin, pagjumësia, frika, konfuzioni, zemërimi, zhgënjimi dhe mërzia.

“Presidenti ka qenë i qartë se ne nuk po e shtyjmë karantinimin, ne nuk kemi qenë pro bllokimit, kjo nuk ka qenë agjenda e tij”, tha sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë Jen Psaki kur u pyet për raportin e Universitetit Johns Hopkins  së fundmi në një konferencë për shtyp .


Video