Protesta te kryeministria/ Emocionuese, polici puth në faqe fëmijën që do t’i shembet shtëpia (Video)

6 February 2022, 14:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta te kryeministria/ Emocionuese, polici puth në faqe

Banorët e “5 majit’, Laprakës dhe ata të Kamzës e Paskuqanit u mblodhën sërish në protestë përpara Kryeministrisë, duke i bërë thirrje për drejtësi kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, që t’u japin shtëpi të reja me të njëjtat metra katrorë që ata kanë. Ose ti dëmshpërblejnë me çmimin e tregut. 

Pasi vizatuan shtëpi në disa fleta të bardha, teksa familjarët e tyre protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre, në 4 zona të Tiranës, fëmijët ua drejtuan efektivëve të Policisë. Në momentin që një prej të miturve i drejtoi pikturën e tij një efektivi, ai e mori letrën dhe e puthi në faqe djalin e vogël.

Ndiqni videon e ardhur në redaksinë e VoxNews.al:


Video