35 tenderat BIG me flamur të kuq dhe ligji për përballimin e pasojave të tërmetit

6 February 2022, 11:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
35 tenderat BIG me flamur të kuq dhe ligji për përballimin e
35 tenderat BIG me flamur të kuq

Gjatë vitit 2021, janë firmosur dhjetëra koncesione, problematika serioze e të cilave fshihet pas procedurave të kufizuara. Open Data Albania ka klasifikuar 100 tenderat BIG të shpallur gjatë vitit 2021, të cilët kanë vlerë total të fondit limit shtatëdhjetë e gjashtë pikë pesëdhjetë e tetë miliardë lekë.

 35 prej këtyre 100 tenderave BIG, janë klasifikuar nga Open Data Albania me flamur të kuq për shkak të riskut për abuzime me fo0ndet publike. Ekspertët theksojnë se problematikat e procedurave të këtyre tenderave, shtojnë riskun për korrupsion dhe shmangin konkurrencën.



Këto procese tenderimi mbështeten në aktin normativ me fuqinë e ligjit 9 të datës 16.12.2019 “për përballimin e  pasojave të tërmetit”, miratuar nga kuvendi I Shqipërisë me ligjin nr 97/2019 më datë 18.12. 2019.

Akti Nr. 9 i ligjit, përcakton Procedurë të Përshpejtuar dhe i jep Qeverisë të drejtë që të përcaktojë me VKM nr. 199, datë 04.03.2020 llojin e Procedurës Prokurim i Kufizuar (procedure me dy faza). Sipas ekspertëve të fushës, mbështetja në këtë ligj nuk garanton garë me ofertë, dëmton konkurrencë e operatorëve, e nxjerr procesin nga sistemi elektronik dhe e zhvendos në fazën e dytë në negocim në tryezë ku risku për klientelizëm është i lartë./Marrë nga ABCnews


Video