Çmontimi i grupit ndërkombëtar të prostitucionit, në Kolumbi edhe prokurorë e policë nga Tirana

3 October 2025, 15:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çmontimi i grupit ndërkombëtar të prostitucionit, në

Një përfaqësi nga Policia e Tiranës kanë asistuar në përmbylljen e operacionit "Rrjeti" në Kolumbi.

Konkretisht, morën pjesë prokurori i Tiranës, Ritvan Sukaj, zëvendës drejtori i hetimit të krimit në Tiranë, Erion Ismaili, shefi i hetimir të trafiqeve dhe narkotikëve po në policinë e Tiranës, Arbër Zemani.

Ky delagacion ndodhej në Medelin prej së hënës, ku së bashku me autoritetet kolumbiane kanë përmbyllur detajet e fundit të megaoperacionit.

Grupi i shqiptarëve në bashkëpunim me shtetas komlumbianë dhe nga vende të tjera evropiane rekrutonin vajza në Kolumbi dhe më pas i dërgonin në Shqipëri dhe qytete të tjera evropiane për shfrytëzim prostitucioni.

Në Shqipëri u arrestuan Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu. Ndërkohë, u shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit kriminal.

Grupi kriminal e kishte bazën në një hotel mes kryeqytetit pranë zonës së njohur si”Tregu Çam”.

Koka e grupit kriminal të trafikut të qenieve njerëzore në Shqipëri është kolumbiani Lukas Giraldo Bentacur, ndërsa babai i tij Giraldo Bentacur është koka e grupit për gjithë Europën. Ai drejtonte disa rrjete prostitucioni në shumë vende të Europës dhe njihet si një nga personazhet më të njohur të krimit në Kolumbi.


Video