"Shqiptari u rrëmbye, u ekzekutua dhe u var si paralajmërim"/ Mediat belege: Ja si u vra Bekim Halilaj në Bruksel!

3 October 2025, 15:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Shqiptari u rrëmbye, u ekzekutua dhe u var si
Bekim Halilaj

Mediat belge ka publikuar artikullin se burri që u gjet i varur në një tabelë trafiku përgjatë autostradës në Anderlecht javën e kaluar është identifikuar si një trafikant shqiptar kokaine.

Sipas gazetës 7sur7 thuhet se është rrëmbyer, ekzekutuar dhe lidhur atje si paralajmërim për grupet rivale, megjithëse policia nuk e ka përjashtuar plotësisht vetëvrasjen.

Bekim Halilaj, besohet se ka udhëtuar nga fshati i tij i lindjes Bicaj, Shqipëri, në Belgjikë nëpërmjet Anglisë.

Trupi i 29-vjeçarit u zbulua më 28 shtator në rrugën unazore të Brukselit në Anderlecht.

Ai ishte varur nga një kabllo pas një tabele trafiku, zyra e prokurorit belg e konsideroi vdekjen të dyshimtë dhe hapi një hetim.

Ai ishte i përfshirë në një rrjet trafiku kokaine. Halilaj mendohet se është ekzekutuar dhe varur si paralajmërim, me shumë mundësi për humbjen e një dërgese të madhe kokaine.


Video