“Mëso si trajtohet një femër”/ I fyeu të dashurën, dalin pamjet përpara se 21-vjeçari shqiptar të vriste marokenin në Itali

28 October 2022, 22:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Mëso si trajtohet një femër”/ I fyeu të

Autoritetet italiane kanë rindërtuar të gjithë momentin e vrasjes së shtetasit maroken Abderrahim El Kharmoudi brenda një lokali në Milano. Sipas mediave, dyshohet se autori është një 21-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Aldo.

Ngjarja ka ndodhur në harkun kohor 22:45 – 23:58 brenda një lokali në zonën e Cornaredo-s në Itali. Fillimisht, shtetasi maroken ka debatuar me 21-vjeçarin shqiptar i cili ishte i shoqëruar nga e fejuara dhe një person tjetër.

Pas debatit, marokeni u largua për t’u kthyer pak më vonë. Në momentin që ai u kthye në lokal, 21-vjeçari shqiptar ishte larguar.

Siç shihet nga pamjet, shtetasi maroken duket se ka debatuar me të fejuarën e shqiptarit, madje në disa momente ka tentuar ta godasë, por në fakt godet me shkelm koshin e mbeturinave, përpara se të kthehet për t’u larguar nga dera e lokalit. Ai goditet dy herë me armë zjarri nga një armë që ende nuk është gjetur.

Një person që dyshohet të jetë 21-vjeçari shqiptar thërret: “Hajde këtu bir k*rve, ku shkon”. Disa prej dëshmitarëve thonë po ashtu se e dëgjuan të thoshte: “Kështu mëson të respektosh femrat”.

Në këtë pikë, 45-vjeçari hipën në makinë, bën pak metra e më pas bie pa ndjenja në sedilje. Të tjerët u larguan. Sipas karabinierëve, të njëjtën natë ata u arratisën drejt Brukselit, duke kaluar nga Zvicra. Megjithatë, ata u vunë në pranga pasditen e së mërkurës.


Video