E trishtë/ Po mblidheshin lekë për ta çuar jashtë për kurim, ndërron jetë në spital Artjoni 5-vjeçar

28 October 2022, 19:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E trishtë/ Po mblidheshin lekë për ta çuar jashtë
Artjon Gjonaj

Ka ndërruar jetë në spital vogëlushi 5 vjeçar nga Vlora, Artjon Gjonaj, për të cilin ishte kërkuar ndihma e qytetarëve.

Lajmin e ndarjes nga jeta të të miturit e kanë bërë me dije vetë familjarët e Gjonajt, ku në një postim në rrjetet sociale shkruajnë:

"Përshëndetje të gjithëve, ka një lajm të trishtë, nuk kam shumë fjalë në këtë moment, por djali ynë i vogël Artjon fatkeqësisht ka vdekur. Ju lutemi të gjithë të ndaloni së paguari. RIP ËNGELLI I VOGËL"

Familjarët  kanë mbyllur edhe "gofundme", ku po mblidheshin para për ta dërguar vogëlushin jashtë Shqipërisë për kurim.  Artjoni kishte nevojë urgjente për transplant të zemrës, por fatkeqësisht kjo nuk u realizua dot.


Video