Është depozituar kërkesa e parë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Bëhet fjalë për prokurorin Adnan Xholi i cili ka shprehur interes për drejtimin e këtij institucioni.
Xholi ka një karrierë mbi 20 vjeçare në prokurori. Qysh prej vitit 2013 ai punon në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është konfirmuar nga vettingu vitin e kaluar. Adnan Xholi ka qenë edhe kandidat për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), mirëpo nuk i rezultoi fitues.
Mbetet për t'u parë nëse do të ketë kandidatë të tjerë në garë për drejtimin e SPAK, teksa afati i aplikimeve përfundon më 2 Nëntor 2022 ora 24:00.
Arben Kraja është drejt përfundimit të mandatit të tij dhe nuk ka të drejtë rizgjidhjeje në krye të SPAK.