‘Siguria'/ Ardi Veliu prezanton buxhetin e AMP, opozita ikën nga salla: Na keni sjell një kriminel

28 October 2022, 11:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Siguria'/ Ardi Veliu prezanton buxhetin e AMP, opozita ikën nga
Ardi Veliu

Me debate të forta është zhvilluar mbeldhja në Komsionin e Sigurisë Kombëtare, ku kreu i AMP, Ardi Veliu po prezanton projektbuxhetin 2023. Opozita ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për një ditë tejtër, duke e cilësuar Ardi Veliun si një ‘manipulator’.

Kërkesa e opozitës nuk u pranua nga kryetari i komisionit Nasip Naçon me argumentin se kjo mbledhje parashikohet nga rendi i ditës.

Për këtë arsye opozita braktisi mbledhjen duke u larguar në bllok nga salla. Deputetët Ervin Salianji dhe Flamur Noka ishin ata që kundërshtuan fort seancën, duke thënë se Veliu duhet të përgjigjet për vdekjen e Lear Kurtit.


Video