Merr flakë mjeti në Vlorë, shpëtojnë mrekullisht personat brenda tij

25 August 2024, 10:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merr flakë mjeti në Vlorë, shpëtojnë mrekullisht
Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të kësaj të diele pranë Vlorë.

Ngjarja aksidentale ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta në autostradën e Vlorës, në vendin e quajtur Kripa.

Makina ka qenë në ecje kur është përfshirë nga flakët .Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa mjeti është shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar


Video