“Të më mbash peng nusen për katër vjet, t’i hash lekët?”, dalin pamjet që efektivi Erjon Goxhara filmoi pasi plagosi Lorenc Kostën (VIDEO)

25 August 2024, 08:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Të më mbash peng nusen për katër vjet, t’i hash
Lorenc Kosta i shtrire ne toke, pas plagosjes

Është bërë publike fotoja që Erion Goxhara ka regjistruar me celularin e tij, në momentin që ka plagosur me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit, 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi dyshohet se ky i fundit kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e efektivit.

Në video dëgjohet Goxhara që akuzon Kostën se po i mban peng prej katër vitesh bashkëshorten dhe po “i ha lekët”.

 “Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje. Ti të më mbash mua peng nusen për katër vjet, t’i hash lekët? Nuk e ha dot ti djersën e familjes time o k*rvë, nuk hyn dot ti në familjen time”, dëgjohet të thotë Goxhara, sipas videos së publikuar nga JOQ. 

Pasi i filmoi videon, Goxhara ia ka dërguar kunatit të tij.


Video