VIDEO: Incident në Premier League, tifozët bien mbi djaloshin që mbledh topat

24 August 2024, 22:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO: Incident në Premier League, tifozët bien mbi djaloshin që

Një incident dhe moment i pazakontë është regjistruar në ndeshjen e Premier Ligës mes Krsital Palas dhe Uest Hemit.

Kjo përballje ka përfunduar në shifrat 0-2.

Në momentin që është realizuar goli i dytë i takimit, tifozët miq të Uest Hemit kanë shpërthyer në festë për golin e qetësisë.

Por nga festa e madhe e tyre, ata kanë rrëzuar barrierën ku gjendej një reklamë, e cila ka zënë poshtë një djalosh që mblidhte topat. 

Mesfushori çek Soucek e ka kuptuar menjëherë dhe e ka ndihmuar djalin që të dilte sa më shpejt.

Më pas ishin stafet mjekësore që u siguruan që shëndeti i vogëlushit të ishte i mirë.


Video