Aksident i rëndë në Kretë, 33-vjeçari shqiptar vdes pas përplasjes së motorit me shtyllën

24 August 2024, 17:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident i rëndë në Kretë, 33-vjeçari shqiptar vdes

Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Kretë të Greqisë, pas një aksidenti me motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në zonën e Alikianos.

Pas një feste në zonë, 33-vjeçari ka humbur kontrollon e motorit më të cilin udhëtonte duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike.

Raportohet se viktima me origjinë shqiptare ishte rritur në Greqi dhe banonte në zonën e Vatolakkos.


Video