
Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër caktoi sot masën e sigurisë për Skënder dhe Bledar Ajdini, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë të Memaliajt.
U vendos 'arrest me burg' për Skënder Ajdini dhe “detyrim paraqitjeje” për të birin Bledar Ajdini.
Vrasja e 72 vjeçarit ndodhi më 19 gusht 2024, por trupi i pajetë i tij u zbulua në një përrua 1 ditë më pas më 20 gusht. Ndërkohë nesër pritet të dalë në gjykatë Blerti Kanushi, 23 vjeçari i akuzuar se kreu vrasjen i nxitur nga çifti Ajdini. Ai akuzohet për vepren penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashpunikëm, parashikuar nga neni 78/25 i Kodit Penal.
Në gjykatë do të dalë nesër dhe bashkëshortja e Skënderit, Darovi Ajdini, 64 vjeçe. Ajo akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 301 dhe 302 i Kodit Penal.