Kurum mbyll dy sektorë. Uzina ndal punën te çeliku dhe petëzimi, shkak energjia

24 August 2024, 18:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kurum mbyll dy sektorë. Uzina ndal punën te çeliku dhe
Kurum mbyll dy sektorë

Kompania turke Kurum u ka njoftuar punonjësve të saj mbylljen e aktivitetit të prodhimit të çelikut në kombinatin metalurgjik të Elbasanit. 

Vetë kompania nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, por mësohet se gati 500 punëtorë të uzinës së çelikut dhe të petëzimit janë njoftuar për pezullimin e njëanshëm të kontratës, pa u dhënë shpjegime për këtë vendim.  

Nga data 1 gusht, punonjësit e uzinës thonë se u mbyll uzina e çelikut dhe prej datës 20 gusht është mbyllur edhe uzina petëzimit. 

Burimet nga brenda kompanisë pohojnë se shkak është bërë çmimi i lartë i energjisë elektrike.

 


Video