Aksident me 4 të plagosur në Gramsh, një në gjendje të rëndë

24 August 2024, 22:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident me 4 të plagosur në Gramsh, një në gjendje të

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Bulçar të Gramshit.

Si pasojë e përplasjes së një mjeti, 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar për në spitalin e Gramshit ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter për në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen veprimet përkatëse.


Video