Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Në pranga është vënë shtetasi Roland Kulla.
Mediat vendase raportojnë se ai është kapur në Santa Croce Camerina, në provincën e Raguzës, duke trasnportuar 8 kg drogë nga Salerno me një mjet tip “Mercedes.”
Uniformat blu i kanë gjetur 5.8 kg hashash dhe 2 kg kokainë të fshehur në pjesën e poshtë të makinës.
Kulla dyshohet se ishte transportues i përhershëm i sasive të mëdha të drogës në shtetin fqinj, Itali.