"Po hanë nga krahët tona", kompania e nipit të Sadri Abazit, nuk u jep as pagën minimale punonjësve (Video)

5 July 2022, 11:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Po hanë nga krahët tona", kompania e nipit të Sadri
Ish-deputeti socialist, Sadri Abazi

Punonjësit e pastrimit në Sarandë prej disa ditësh dalin para bashkisë për të protestuar, shkak i daljes së tyre në protestë është paga e ulët.

Ata deklarojnë se paguhen vetëm 24 mijë lekë në muaj nga 28 mijë lekë që duhet të paguheshin që nga prilli. Ata nuk ngurojnë të shprehen edhe se nga ana e përfaqësuesve të firmës së pastrimit madje u është bërë presion, se nëse nuk vazhdojnë punën nuk është e vështirë për ta t’i heqë dhe t’i zëvendësojë me punonjës të tjerë qoftë të ardhur edhe nga Tirana dhe zona të tjera.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga firma e pastrimit AlcoImpekx me pronar Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit të PS-së Sadri Abazi. Punonjësit deklarojnë se madje nga firma iu është thënë që muajt e verës të punojnë me 26 mijë lekë dhe në shtator të rikthehen në pagën 24 mijë lekë.

Video e marrë nga BW: 

 


Video