
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku një i ri ka plagosur me thikë nënën e tij.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në Dukas, Patos, ku 30-vjeçari Klaudio Çobaj ka qëlluar me thikë nënën e tij Donika Çobaj.
Donika Çobaj ka mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Fierit. Mësohet se ajo ka marrë plagë të rënda në të gjithë trupin, si rezultat i goditjes disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit: në qafë, barkë dhe kofshë.
Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit.