"Po na plas zemrën, lotët s'do thahen kurrë për ty", deputetja bën dedikim prekës për të riun që vdiq në Sarandë

4 July 2022, 23:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Po na plas zemrën, lotët s'do thahen kurrë për
Armando Kazma dhe Ina Zhupa

22-vjeçari Armando Kazma, i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në Sarandë, pasi tenda e një kalçetoje i ra mbi kokë, ka qenë aktivist i Partisë Demokratike.

Deputetja e PD-së për Sarandën, Ina Zhupa ka bërë një dedikim prekës për të riun, ku shpreh dhimbje të madhe për ndarjen nga jeta të tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa e përshkruan Armandon si një djalë të qeshur, punëtor, të urtë e të shkolluar. Ajo tregon se 22-vjeçari ka qenë në krye të punës për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 dhe se nuk është larguar deri sa është numëruar dhe vota e fundit.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Nuk dua ta besoj, nuk doja ta shkruaja kurre kete status, dhimbje pafund.
Nje nga djemte me te mire te Sarandes, nje djale i zoti, nje djale i qeshur, punetor, i pari ne fushaten elektorale ne krye te puneve, i fundit u largua deri sa numeroi voten e fundit.

Nje djale i shkolluar, nje djale i urte, nga nje familje e jashtezakonshme.
Edhe te gjitha keto jane pak per te pershkruar Armandon qe sapo mora vesh qe u nda nga jeta ne moshen 22 vjecare, aksidentalisht nga nje shtylle kalceto qe u rrezua nga stuhia me shi.

O zot jepi force familjes se tij per kete dhimbje te papershkrueshme, jepi force njerezve te afert.

I paharruar Armando, lotet nuk do thahen kurre per ty. Parajsa ka engjelli e vet, ne kemi dhimbjen qe po na plas zemren.
Do te mbaj mend te qeshur gjithmone.


Video