Mbyllet protesta para Bashkisë Tiranë, pjesëmarrësit nisen drejt pallatit të Sali Berishës

30 April 2024, 19:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbyllet protesta para Bashkisë Tiranë, pjesëmarrësit nisen
Policia dhe protestuesit duke u larguar pas protestës

Është mbyllur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku edhe sot nuk kanë munguar episodet e dhunës.

Në një moment, protestuesit tentuan të çajnë gardhin e policisë, por u sprapsën nga efektivët të cilët hodhën sprej piperi dhe gaz lotësjellës.

Pas përfundimit të protestës, ata janë nisur drejt pallatit ku ndodhet apartamenti i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pritet të mbajë protestën e tij të radhës.

Gjatë ecjes në bulevard, ata janë shoqëruar nga mjete të shumta të Policisë së Shtetit.


Video