Humb ndjenjat efektivi i FNSH-së në protestën para Bashkisë Tiranë (VIDEO)

30 April 2024, 18:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Humb ndjenjat efektivi i FNSH-së në protestën para Bashkisë
Pamje nga protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka humbur ndjenjat gjatë protestës së opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.

Efektivi me skafandër në kokë, nuk është ndjerë mirë dhe është shembur në tokë, ndërsa kolegët i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë.

Nuk dihet çfarë i ka shkaktuar problemet shëndetësore, por vetëm pak çaste më parë, protestuesit hodhën një kokteil molotov në derën e bashkisë, që u shua nga forcat e rendit por duke krijuar një aromë të rëndë përreth.

VIDEO:

 


Video