Të vr*sësh për 15 mijë euro? Bild për EKZEKUTIMIN në Gjermani: Shqiptari e qëlloi serbin për…

30 April 2024, 15:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të vr*sësh për 15 mijë euro? Bild për EKZEKUTIMIN
Rrustem Llapi/ Aleksandar M.

Detaje të reja dalin nga vrasja në Gjermani ku një shqiptar nga Kosova qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit, me origjinë nga Serbia.

Sipas të famshmes “Bild” e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një borxhi.

Në restorantin e 38-vjeçarit Aleksandar M., nga Serbia, luhej kumar dhe lojëra fati. Të hënën në mbrëmje, 52-vjeçari Rrustem Llapi nga Podujeva, humbi në kumar, një shumë prej 15 mijë eurosh.

“Vrasësi humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë”, shkruhet në titullin e artikullit të “Bild”.

 “A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. (38-vjeç) për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dyseldorf”, shkruan media gjermane.

Gjithashtu sipas mediave vendase ata kanë dalë jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Pas aktit ai është kthyer në restorant dhe ka pritur të mbërrijë policia, duke mos bërë rezistencë./Bild


Video