Shpërthen dhuna para Bashkisë Tiranë / Protestuesit qëllojnë me grushte policët, spërkaten me spraj piperi (PAMJET)

30 April 2024, 18:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthen dhuna para Bashkisë Tiranë / Protestuesit
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë para Bashkisë Tiranë

Tensionohet situata në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Pak çaste më parë, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor, por janë përballur me forcat e rendit.

Këta të fundit u janë përgjigjur duke i spërkatur me spraj piperi, ndërsa situata ka degraduar në dhunë.

Disa protestues kanë qëlluar me grushte forcat e rendit, ndërsa tashmë kanë nisur edhe shoqërimet në komisariat të disa prej protestuesve.



Video