Zbardhen detaje të reja nga hetimet e masakrës së Fushë-Krujës, ku u ekzekutuan mesditën e së dielës, 17.07.2022, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Mediat shkruajnë se në makinën e viktimave janë gjetur 3 aparate celulari, njëri i dëmtuar rëndë, kurse 2 pjesërisht, të cilët u janë dërguar ekspertëve të policisë shkencore për të mundësuar zbardhjen e komunikimeve të ditës së antentatit dhe për të kuptuar se si mund të ketë funksionuar mekanizmi i nxjerrjes në pritë.
Po ashtu janë zbardhur rreth 60 orë filmime në kamerat e rrugëve, nga të cilat kanë dalë dhe dyshime mbi mjetet që e kanë shoqëruar gjatë rrugës nga ofiçina e riparimit të mjetit drejt Fushë Krujës.
Policia ka futur në rreth të kuq një mjet që ka qënë pozicionuar pranë mbikalimit dhe që është sinkronizuar me shoqëruesit për të realizuar pritën e atentatit.